Platformë cloud për automatizim biznesi

I gjithë biznesi. Një platformë.

Kontabiliteti, faturat, stafi, orët e punës dhe asetet fikse — të gjitha në një platformë. AI Tax automatizon skanimin e dokumenteve, barazimin bankar, POS-in, fiskalizimin, listëpagesat dhe raportet. Për bizneset që përdorin QuickBooks Online ose Desktop, integrimi dykahësh i sjell të dhënat në të njëjtën rrjedhë pune dhe e bën kalimin mes sistemeve të thjeshtë.

Demo 30-minutëshe, pa angazhim dhe e përshtatur për biznesin tuaj.
50+ biznese Role, audit trail dhe kontroll qasjeje Për treg vendor dhe të jashtëm
AI Tax Business Control
Automatizim biznesi me AI Më pak punë manuale, më shumë kontroll
Punë manuale më pak Deri 80%
Module të integruara 10+
AI Kontabilitet & Scanning Aktiv
HR, Pagat & Evidentim i orarit të punës Sinkronizuar
Asete Fikse & E-Fiskalizim Në kontroll
Marketing & Agjent AI Gati
99.9% Disponueshmëri
AI-Powered
Problemet që zgjidh

Gjithçka që ju nevojitet për ta menaxhuar biznesin më mirë

Nga faturat hyrëse dhe dalëse te pagat, shitjet, asetet dhe raportet — AI Tax ju jep një pamje të qartë të biznesit në një vend. AI lexon faturat, nxjerr të dhënat kryesore, propozon klasifikimin kontabël dhe ndihmon në barazimin e pasqyrës bankare, duke minimizuar regjistrimet manuale dhe gabimet në punën e përditshme.

Fatura dhe pagesa në një vend

Ngarkoni faturat hyrëse dhe dalëse dhe AI nxjerr furnitorin ose klientin, datën, bazën tatimore dhe TVSH-në, pastaj propozon llogarinë dhe regjistrimin kontabël — pa futje manuale një nga një.

Stafi dhe pagat të menaxhuara më mirë

Menaxhoni kontratat, pushimet, pagat, kontributet pensionale dhe tatimin në paga, së bashku me orët e punës, me të dhëna të gatshme për listëpagesë dhe raportim.

Shitjet dhe operacionet nën kontroll

Menaxhoni shitjet, POS-in, depot, artikujt dhe asetet me gjendje të përditësuar të stokut dhe informacion të lidhur me librat e blerjeve, shitjeve dhe raportet operative.

Marketing i lidhur me biznesin

Planifikoni kampanja, krijoni përmbajtje me AI dhe kuptoni më mirë ndikimin e marketingut në biznes.

Modulet e aplikacionit

Modulet që lidhin financat, operacionet dhe ekipin.

Filloni me modulet që ju nevojiten sot dhe zgjerohuni gradualisht: kontabilitet, skanim të faturave me AI, barazim bankar, paga, evidentim të orarit të punës, POS, aktive afatgjata, QuickBooks dhe marketing.

HR & Pagat

Kontrata pune, llogaritje të pagave, kontributeve pensionale dhe tatimit në paga. Listëpagesa, pushime vjetore, avancime dhe ndërlidhje me kontabilitetin për regjistrime më të sakta.

Evidentim i orarit të punës

Evidentim i hyrjes dhe daljes nga puna me vendndodhje dhe foto identifikimi. Aprovime ditore, menaxhim i turneve dhe llogaritje e orëve shtesë. Ndërlidhje me listëpagesën për më pak regjistrime manuale.

Skanim AI i Faturave

Ngarkoni faturën dhe AI nxjerr furnitorin, datën, shumën, bazën tatimore dhe TVSH-në, propozon klasifikimin kontabël dhe përgatit regjistrimin kontabël për verifikim. Deri në 80% më pak punë manuale.

Pasqyra bankare dhe kontabiliteti

Import i pasqyrës bankare dhe barazim i asistuar nga AI për identifikimin dhe përputhjen e transaksioneve me regjistrimet kontabël. Llogari kontabël, ditarë, libra të blerjeve dhe shitjeve, si dhe pasqyra e fitim-humbjes në një vend.

Asete Fikse

Regjistër i aktiveve afatgjata sipas kategorive fiskale në Kosovë. Amortizim automatik me metoda të ndryshme, regjistrime kontabël, çregjistrime, transferime dhe raporte të plota.

Stoqe dhe Depo

Menaxhim i avancuar i stoqeve dhe depove: depo të shumta, lëvizje ndërmjet depove, pranime dhe dalje të mallit, regjistrime të inventarit, numërime fizike, rregullime, rivlerësim dhe gjendje stoku në kohë reale. Gjurmim sipas numrit të lotit, numrit serik dhe datës së skadimit.

Integrimi me QuickBooks

Për bizneset që përdorin QuickBooks Desktop ose Online, integrimi dykahësh mundëson shkëmbimin e të dhënave me AI Tax dhe shton module lokale si librat e blerjeve dhe shitjeve dhe fiskalizimi elektronik. Si shtesa sipas nevojës, mund të aktivizoni menaxhimin e aseteve fikse, përfshirë inventarizimin, amortizimin dhe çregjistrimin e tyre, menaxhimin e stoqeve dhe depove, pagat dhe listëpagesat, evidentimin e orarit të punës, skanimin e faturave me AI, barazimin bankar dhe POS-in.

POS Web & Desktop

Aplikacion për web dhe desktop që funksionon online dhe offline dhe sinkronizohet automatikisht pas rikthimit të lidhjes. Fiskalizim elektronik, printer fiskal, menaxhim i arkës dhe raporte të shitjeve në kohë reale.

Marketing me AI Agent

Planifikim fushatash, krijim përmbajtjeje me AI, menaxhim kanalesh dhe rishikim para publikimit. I përshtatshëm për agjenci, ndërmarrje fillestare dhe ndërmarrje të vogla e të mesme që synojnë prezencë profesionale me kosto të kontrolluar.

Pamje nga aplikacioni

Shiheni platformën në veprim

Ndërfaqe në disa gjuhë, e thjeshtë dhe e shpejtë.

Dashboard kryesor — Fitimi neto, TVSH, Faturat dhe Gjendja në Bankë
Dashboard kryesor — pasqyrë e plotë financiare në kohë reale
Për kë është

Një platformë për çdo rol në biznes

Pronarët, kontabilistët dhe menaxherët e operacioneve kanë pamjen dhe mjetet që u nevojiten për të punuar më shpejt dhe me kontroll më të madh.

Biznese me shitje ditore

POS, fiskalizim elektronik, menaxhim i depos, raporte të shitjeve dhe sinkronizim me kontabilitetin, pa regjistrime manuale.

Kompani me staf

Kontrata, pushime, evidentim i orarit të punës, miratime, gjeolokalizim dhe llogaritje e saktë e listëpagesës.

Zyra kontabiliteti

Skanim dhe njohje e të dhënave nga dokumentet (OCR), importim dokumentesh, barazim bankar, deklarime tatimore dhe panel për menaxhimin e klientëve.

Agjenci marketingu

Fushata, përmbajtje të përgatitura me AI, kanale të rrjeteve sociale dhe kontroll më i mirë i kostove përmes lidhjes me raportimin financiar.

Ndërmarrje të reja dhe NVM

Filloni me modulet që ju nevojiten tani dhe shtoni marketingun, listëpagesën, evidentimin e orarit të punës, POS-in ose kontabilitetin kur rritet ekipi.

Të dhënat lidhen automatikisht

Faturat, pagesat, shitjet, listëpagesat, orari i punës, stoqet dhe deklarimet tatimore lidhen në një rrjedhë të vetme pune.

Raportim për vendime

Pronari dhe kontabilisti shohin gjendjen financiare, TVSH-në, listëpagesat, dokumentet dhe stoqet në një pamje të vetme.

Kontroll dhe gjurmë auditimi

Rolet dhe lejet e përdoruesve, gjurmët e auditimit, historia e dokumenteve, validimi i proceseve dhe mbështetja për pajtueshmëri tatimore.

Besueshmëri

I ndërtuar për pajtueshmëri lokale. I gatshëm për rritje rajonale.

Për bizneset në rajon dhe diasporë, AI Tax kombinon proceset lokale tatimore me praktika moderne cloud, kontroll qasjeje dhe integrime operative.

Përputhshmëri lokale

Mbështetje për libra të blerjes/shitjes, ATK, fiskalizim sipas konfigurimit dhe procese të tregut vendor.

Cloud dhe siguri

Role, audit trail, kontroll qasjeje dhe infrastrukturë cloud në Microsoft Azure.

Integrime biznesi

QuickBooks Desktop & Online, POS, printer fiskal, import dokumentesh dhe sinkronizime ndërmodule.

Rritje modulare

Filloni me një modul dhe zgjerohuni në accounting, payroll, marketing, POS, time tracking ose asete kur biznesi rritet.

Procesi i fillimit të përdorimit të AI Tax

Nga prezantimi deri te përdorimi i plotë — hap pas hapi

Ekipi ynë ju mbështet në çdo fazë të kalimit në AI Tax: nga analiza dhe konfigurimi deri te trajnimi dhe mbështetja e vazhdueshme pas aktivizimit.

1

Analizë fillestare 30-minutëshe

Analizojmë proceset aktuale: POS-in, listëpagesat, dokumentet, depot, deklarimet tatimore dhe raportimin.

2

Prezantim me skenar real

Ju prezantojmë modulet që i nevojiten biznesit tuaj, përmes një skenari real dhe jo përmes një prezantimi të përgjithshëm.

3

Plan i kalimit

Përcaktojmë të dhënat, përdoruesit, rolet, konfigurimet dhe datën e fillimit të përdorimit.

4

Aktivizim dhe mbështetje e vazhdueshme

Trajnim i ekipit, monitorim dhe përmirësim i vazhdueshëm pas fillimit të përdorimit.

Modeli i abonimit

Abonim transparent, i përshtatur për nevojat tuaja

Platforma rritet bashkë me biznesin tuaj. Filloni me funksionalitetet thelbësore dhe shtoni module të reja kur t’ju nevojiten.

Çmimet përcaktohen sipas moduleve të aktivizuara — pa tarifë shtesë për përdorues dhe pa pagesa të fshehura. Kërko ofertë →

Fleksibilitet sipas moduleve

Paguani vetëm për modulet e aktivizuara. Mund të zgjidhni, për shembull, të abonoheni vetëm për modulin e listëpagesës ose vetëm për Librat Tregtarë për QuickBooks Desktop dhe Online.

Përdorues të pakufizuar

Platforma lejon shtimin e stafit, menaxherëve dhe ekipit të kontabilitetit pa kosto shtesë për përdorues. Kontrolli i qasjes mbetet në dorën tuaj.

Përditësime të përfshira

Ndryshimet në legjislacion, përfshirë formatet e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), si dhe përditësimet e përgjithshme teknike, ofrohen automatikisht brenda abonimit pa pagesa të fshehura.

Pyetje dhe përgjigje
A mund të aktivizojmë vetëm disa module?

Po. Mund të nisni me POS/Fiskalizim, Payroll, Time Tracking, Scanning, Marketing ose Deklarime dhe pastaj të zgjeroheni gradualisht.

Çfarë ndodh me të dhënat ekzistuese?

Ekipi përgatit plan migrimi, mapping të të dhënave, testim dhe validim para kalimit në prodhim.

A e mbulon AI Tax payroll dhe time tracking?

Po. Ka kontrata, listëpagesa, pushime, avancime, clock in/out, timesheets, aprovime, geofence dhe sinkronizim të orëve me payroll.

A përfshin AI Tax edhe marketingun?

Po. Moduli i Marketingut ndihmon në planifikimin e kampanjave, përgatitjen e draft përmbajtjeve me AI Agent, menaxhimin e kanaleve dhe rishikimin e publikimeve nga ekipi.

A ka suport pas lansimit?

Po. Ofrohet trajnim, support operacional dhe asistencë teknike për ekipet që përdorin modulet.

Si llogaritet çmimi i abonimit?

Çmimi llogaritet bazuar në modulet për të cilat bëni abonim. Ju mund të zgjidhni fleksibilitet të plotë, për shembull të abonoheni vetëm për modulin e Pagave, apo vetëm për Librat Tregtarë për QuickBooks Desktop dhe Online.

Ku ruhen të dhënat e mia financiare dhe sa të sigurta janë ato?

Infrastruktura dhe të gjitha të dhënat tuaja ruhen në qendrat e të dhënave të Microsoft Azure në Zvicër, duke ju garantuar standardet ndërkombëtare më të larta të sigurisë, qëndrueshmërisë dhe privatësisë.

Partnerët Implementues

Zbatojeni me ekspertë lokalë

Kompani kontabiliteti dhe IT të certifikuara të cilat zbatojnë, trajnojnë dhe mbështesin klientët e tyre me platformën AI Tax.

verifiedPartner Zyrtar

Mikrobiz SH.P.K

Prishtina

MikroBiz ofron shërbime të teknologjisë informative dhe qëndron prapa zhvillmit të AI Tax — platformë e integruar për kontabilitet dhe menaxhim biznesi. Përveç AI Tax, MikroBiz ofron integrim te sistemeve (sidomos me QuickBooks), zhvillim softueri me porosi dhe mbështetje IT për bizneset e vogla dhe të mesme.

aitax-ks.com
verifiedPartner Zyrtar

Konto & Consulting SH.P.K.

Prishtinë

Konto & Consulting L.L.C. ofron shërbime profesionale në fushën e kontabilitetit, tatimeve, raportimit financiar dhe konsulencës së biznesit. Ne mbështesim bizneset me mbajtjen e kontabilitetit, përgatitjen e pasqyrave financiare, deklarimet tatimore, menaxhimin e pagave, implementimin e zgjidhjeve digjitale, automatizimin e proceseve financiare dhe trajnime për softuerë kontabël, duke i ndihmuar klientët të rrisin efikasitetin, të sigurojnë përputhshmëri me legjislacionin.

Hap i lirë

Kompania juaj këtu

Prishtinë / Kosovë

Jini ndër të parët që ofrojnë zbatim dhe mbështetje profesionale të AI Tax për klientët tuaj.

Hap i lirë

Kompania juaj këtu

Kosovë / Rajon

Zgjeroni portofolin e shërbimeve me automatizim biznesi dhe AI kontabilitet.

Hap i lirë

Kompania juaj këtu

Shqipëri / Diasporë

Bëhuni partner implementues dhe fitoni ekskluzivitet rajonal me mbështetje direkte nga ekipi ynë.

Çertifikim zyrtar
Mbështetje teknike prioritare
Listim në platformë
Komision nga shitjet
Trajnim i plotë falas
Apliko si partner implementues

Aplikimi është falas. Ekipi ynë shqyrton çdo aplikim brenda 48 orëve.

Rezervo demo

Tregoni çfarë doni të automatizoni.

Ekipi ynë e përgatit demon në bazë të rolit, industrisë dhe moduleve që ju interesojnë: kontabilitet, marketing, paga, orë pune, POS, QuickBooks ose raportim.

Kërkesa dërgohet direkt te ekipi ynë. Për përgjigje më të shpejtë mund të përdorni edhe WhatsApp në fund të faqes.

Gati të shihni si lidhen proceset tuaja në AI Tax?

Rezervoni demo të personalizuar për tregun, industrinë dhe modulet që i duhen biznesit tuaj.

Pa obligim në kontaktin e parë Agjendë demo e personalizuar Për treg vendor dhe të jashtëm
chat Na shkruani