Fatura dhe pagesa në një vend
Ngarkoni faturat hyrëse dhe dalëse dhe AI nxjerr furnitorin ose klientin, datën, bazën tatimore dhe TVSH-në, pastaj propozon llogarinë dhe regjistrimin kontabël — pa futje manuale një nga një.
Kontabiliteti, faturat, stafi, orët e punës dhe asetet fikse — të gjitha në një platformë. AI Tax automatizon skanimin e dokumenteve, barazimin bankar, POS-in, fiskalizimin, listëpagesat dhe raportet. Për bizneset që përdorin QuickBooks Online ose Desktop, integrimi dykahësh i sjell të dhënat në të njëjtën rrjedhë pune dhe e bën kalimin mes sistemeve të thjeshtë.
Nga faturat hyrëse dhe dalëse te pagat, shitjet, asetet dhe raportet — AI Tax ju jep një pamje të qartë të biznesit në një vend. AI lexon faturat, nxjerr të dhënat kryesore, propozon klasifikimin kontabël dhe ndihmon në barazimin e pasqyrës bankare, duke minimizuar regjistrimet manuale dhe gabimet në punën e përditshme.
Ngarkoni faturat hyrëse dhe dalëse dhe AI nxjerr furnitorin ose klientin, datën, bazën tatimore dhe TVSH-në, pastaj propozon llogarinë dhe regjistrimin kontabël — pa futje manuale një nga një.
Menaxhoni kontratat, pushimet, pagat, kontributet pensionale dhe tatimin në paga, së bashku me orët e punës, me të dhëna të gatshme për listëpagesë dhe raportim.
Menaxhoni shitjet, POS-in, depot, artikujt dhe asetet me gjendje të përditësuar të stokut dhe informacion të lidhur me librat e blerjeve, shitjeve dhe raportet operative.
Planifikoni kampanja, krijoni përmbajtje me AI dhe kuptoni më mirë ndikimin e marketingut në biznes.
Filloni me modulet që ju nevojiten sot dhe zgjerohuni gradualisht: kontabilitet, skanim të faturave me AI, barazim bankar, paga, evidentim të orarit të punës, POS, aktive afatgjata, QuickBooks dhe marketing.
Kontrata pune, llogaritje të pagave, kontributeve pensionale dhe tatimit në paga. Listëpagesa, pushime vjetore, avancime dhe ndërlidhje me kontabilitetin për regjistrime më të sakta.
Evidentim i hyrjes dhe daljes nga puna me vendndodhje dhe foto identifikimi. Aprovime ditore, menaxhim i turneve dhe llogaritje e orëve shtesë. Ndërlidhje me listëpagesën për më pak regjistrime manuale.
Ngarkoni faturën dhe AI nxjerr furnitorin, datën, shumën, bazën tatimore dhe TVSH-në, propozon klasifikimin kontabël dhe përgatit regjistrimin kontabël për verifikim. Deri në 80% më pak punë manuale.
Import i pasqyrës bankare dhe barazim i asistuar nga AI për identifikimin dhe përputhjen e transaksioneve me regjistrimet kontabël. Llogari kontabël, ditarë, libra të blerjeve dhe shitjeve, si dhe pasqyra e fitim-humbjes në një vend.
Regjistër i aktiveve afatgjata sipas kategorive fiskale në Kosovë. Amortizim automatik me metoda të ndryshme, regjistrime kontabël, çregjistrime, transferime dhe raporte të plota.
Menaxhim i avancuar i stoqeve dhe depove: depo të shumta, lëvizje ndërmjet depove, pranime dhe dalje të mallit, regjistrime të inventarit, numërime fizike, rregullime, rivlerësim dhe gjendje stoku në kohë reale. Gjurmim sipas numrit të lotit, numrit serik dhe datës së skadimit.
Për bizneset që përdorin QuickBooks Desktop ose Online, integrimi dykahësh mundëson shkëmbimin e të dhënave me AI Tax dhe shton module lokale si librat e blerjeve dhe shitjeve dhe fiskalizimi elektronik. Si shtesa sipas nevojës, mund të aktivizoni menaxhimin e aseteve fikse, përfshirë inventarizimin, amortizimin dhe çregjistrimin e tyre, menaxhimin e stoqeve dhe depove, pagat dhe listëpagesat, evidentimin e orarit të punës, skanimin e faturave me AI, barazimin bankar dhe POS-in.
Aplikacion për web dhe desktop që funksionon online dhe offline dhe sinkronizohet automatikisht pas rikthimit të lidhjes. Fiskalizim elektronik, printer fiskal, menaxhim i arkës dhe raporte të shitjeve në kohë reale.
Planifikim fushatash, krijim përmbajtjeje me AI, menaxhim kanalesh dhe rishikim para publikimit. I përshtatshëm për agjenci, ndërmarrje fillestare dhe ndërmarrje të vogla e të mesme që synojnë prezencë profesionale me kosto të kontrolluar.
Ndërfaqe në disa gjuhë, e thjeshtë dhe e shpejtë.
Pronarët, kontabilistët dhe menaxherët e operacioneve kanë pamjen dhe mjetet që u nevojiten për të punuar më shpejt dhe me kontroll më të madh.
POS, fiskalizim elektronik, menaxhim i depos, raporte të shitjeve dhe sinkronizim me kontabilitetin, pa regjistrime manuale.
Kontrata, pushime, evidentim i orarit të punës, miratime, gjeolokalizim dhe llogaritje e saktë e listëpagesës.
Skanim dhe njohje e të dhënave nga dokumentet (OCR), importim dokumentesh, barazim bankar, deklarime tatimore dhe panel për menaxhimin e klientëve.
Fushata, përmbajtje të përgatitura me AI, kanale të rrjeteve sociale dhe kontroll më i mirë i kostove përmes lidhjes me raportimin financiar.
Filloni me modulet që ju nevojiten tani dhe shtoni marketingun, listëpagesën, evidentimin e orarit të punës, POS-in ose kontabilitetin kur rritet ekipi.
Faturat, pagesat, shitjet, listëpagesat, orari i punës, stoqet dhe deklarimet tatimore lidhen në një rrjedhë të vetme pune.
Pronari dhe kontabilisti shohin gjendjen financiare, TVSH-në, listëpagesat, dokumentet dhe stoqet në një pamje të vetme.
Rolet dhe lejet e përdoruesve, gjurmët e auditimit, historia e dokumenteve, validimi i proceseve dhe mbështetja për pajtueshmëri tatimore.
Për bizneset në rajon dhe diasporë, AI Tax kombinon proceset lokale tatimore me praktika moderne cloud, kontroll qasjeje dhe integrime operative.
Mbështetje për libra të blerjes/shitjes, ATK, fiskalizim sipas konfigurimit dhe procese të tregut vendor.
Role, audit trail, kontroll qasjeje dhe infrastrukturë cloud në Microsoft Azure.
QuickBooks Desktop & Online, POS, printer fiskal, import dokumentesh dhe sinkronizime ndërmodule.
Filloni me një modul dhe zgjerohuni në accounting, payroll, marketing, POS, time tracking ose asete kur biznesi rritet.
Ekipi ynë ju mbështet në çdo fazë të kalimit në AI Tax: nga analiza dhe konfigurimi deri te trajnimi dhe mbështetja e vazhdueshme pas aktivizimit.
Analizojmë proceset aktuale: POS-in, listëpagesat, dokumentet, depot, deklarimet tatimore dhe raportimin.
Ju prezantojmë modulet që i nevojiten biznesit tuaj, përmes një skenari real dhe jo përmes një prezantimi të përgjithshëm.
Përcaktojmë të dhënat, përdoruesit, rolet, konfigurimet dhe datën e fillimit të përdorimit.
Trajnim i ekipit, monitorim dhe përmirësim i vazhdueshëm pas fillimit të përdorimit.
Platforma rritet bashkë me biznesin tuaj. Filloni me funksionalitetet thelbësore dhe shtoni module të reja kur t’ju nevojiten.
Çmimet përcaktohen sipas moduleve të aktivizuara — pa tarifë shtesë për përdorues dhe pa pagesa të fshehura. Kërko ofertë →
Paguani vetëm për modulet e aktivizuara. Mund të zgjidhni, për shembull, të abonoheni vetëm për modulin e listëpagesës ose vetëm për Librat Tregtarë për QuickBooks Desktop dhe Online.
Platforma lejon shtimin e stafit, menaxherëve dhe ekipit të kontabilitetit pa kosto shtesë për përdorues. Kontrolli i qasjes mbetet në dorën tuaj.
Ndryshimet në legjislacion, përfshirë formatet e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), si dhe përditësimet e përgjithshme teknike, ofrohen automatikisht brenda abonimit pa pagesa të fshehura.
Po. Mund të nisni me POS/Fiskalizim, Payroll, Time Tracking, Scanning, Marketing ose Deklarime dhe pastaj të zgjeroheni gradualisht.
Ekipi përgatit plan migrimi, mapping të të dhënave, testim dhe validim para kalimit në prodhim.
Po. Ka kontrata, listëpagesa, pushime, avancime, clock in/out, timesheets, aprovime, geofence dhe sinkronizim të orëve me payroll.
Po. Moduli i Marketingut ndihmon në planifikimin e kampanjave, përgatitjen e draft përmbajtjeve me AI Agent, menaxhimin e kanaleve dhe rishikimin e publikimeve nga ekipi.
Po. Ofrohet trajnim, support operacional dhe asistencë teknike për ekipet që përdorin modulet.
Çmimi llogaritet bazuar në modulet për të cilat bëni abonim. Ju mund të zgjidhni fleksibilitet të plotë, për shembull të abonoheni vetëm për modulin e Pagave, apo vetëm për Librat Tregtarë për QuickBooks Desktop dhe Online.
Infrastruktura dhe të gjitha të dhënat tuaja ruhen në qendrat e të dhënave të Microsoft Azure në Zvicër, duke ju garantuar standardet ndërkombëtare më të larta të sigurisë, qëndrueshmërisë dhe privatësisë.
Kompani kontabiliteti dhe IT të certifikuara të cilat zbatojnë, trajnojnë dhe mbështesin klientët e tyre me platformën AI Tax.
Prishtina
MikroBiz ofron shërbime të teknologjisë informative dhe qëndron prapa zhvillmit të AI Tax — platformë e integruar për kontabilitet dhe menaxhim biznesi. Përveç AI Tax, MikroBiz ofron integrim te sistemeve (sidomos me QuickBooks), zhvillim softueri me porosi dhe mbështetje IT për bizneset e vogla dhe të mesme.
aitax-ks.comPrishtinë
Konto & Consulting L.L.C. ofron shërbime profesionale në fushën e kontabilitetit, tatimeve, raportimit financiar dhe konsulencës së biznesit. Ne mbështesim bizneset me mbajtjen e kontabilitetit, përgatitjen e pasqyrave financiare, deklarimet tatimore, menaxhimin e pagave, implementimin e zgjidhjeve digjitale, automatizimin e proceseve financiare dhe trajnime për softuerë kontabël, duke i ndihmuar klientët të rrisin efikasitetin, të sigurojnë përputhshmëri me legjislacionin.
Prishtinë / Kosovë
Jini ndër të parët që ofrojnë zbatim dhe mbështetje profesionale të AI Tax për klientët tuaj.
Kosovë / Rajon
Zgjeroni portofolin e shërbimeve me automatizim biznesi dhe AI kontabilitet.
Shqipëri / Diasporë
Bëhuni partner implementues dhe fitoni ekskluzivitet rajonal me mbështetje direkte nga ekipi ynë.
Aplikimi është falas. Ekipi ynë shqyrton çdo aplikim brenda 48 orëve.
Ekipi ynë e përgatit demon në bazë të rolit, industrisë dhe moduleve që ju interesojnë: kontabilitet, marketing, paga, orë pune, POS, QuickBooks ose raportim.
Rezervoni demo të personalizuar për tregun, industrinë dhe modulet që i duhen biznesit tuaj.